Nga Kamza, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka grumbulluar në duart e tij 10% më shumë pushtet se vetë diktaktori komunist, Enver Hoxha.
Gjatë një takimi me simpatizantët demokratë para të cilëve prezantoi Arjan Hoxhën si kandidat për bashkinë e Kamzës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha e konsideroi këto zgjedhje si më të rëndësishmet në vend që nga viti 1992.“Sot kjo betejë është një betejë më e rëndësishmja e zhvilluar në Shqipëri që nga viti 1992. Në vitin 1992 ne së bashku përmbysëm monizmin stalinist 45-vjeçar.
Monizëm që u krijoi shqiptarëve dhe Shqipërisë katastrofën më të madhe politike, sociale dhe ekonomike. Por sot përsëri pas 32 vitesh, Edi Rama ka përqendruar në duart e tij, 10% më shumë pushtet seç kishte diktatori komunist në vitin 1992”- u shpreh Berisha.
Duke ripërsëritur largimet e qytetarëve nga vendit, Berisha tha se një e treta e shqiptarëve kanë zgjedhur rrugën e emigrimit gjatë 8 viteve të fundit, duke qenë se nuk arrijnë të ndërtojnë dot të ardhmen e tyre në Shqipëri.