Vendet perëndimore do të duhet të mbështesin Ukrainën edhe për një kohë të gjatë, në mes të pushtimit të plotë të vendit nga Rusia, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për “Guardian”.Presidenti rus Vladimir Putin “nuk planifikon për paqe, ai po planifikon për më shumë luftë”, tha Stoltenberg në një intervistë për gazetën britanike.
Stoltenberg shtoi se Rusia po rrit prodhimin industrial ushtarak dhe po afron regjimet autoritare në një përpjekje për të marrë më shumë armë.