13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

PD zyrtare, gati emrat për Bashkitë, Rudi Erebara kandidati për Tiranën!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot kryesinë për finalizimin kandidatëve të bashkive për zgjedhjet e 14 majit. Ndërkohë që në orën 14:00, Alibeaj do të mbledhë edhe grupin parlamentar për të diskutuar për njëjtën temë.Ai po zhvillon takime në mënyrë që të vendosë se si do të dalin në këto zgjedhje. Deri më tani nuk ka asnjë vendim, por vetëm disa opsione të hedhura në tryezë mbledhjen e djeshme.

Një ndër propozimet është që të dilet me kandidatë dhe me listat për Këshillat Bashkiakë në 61 bashki, por ka pasur edhe 2 opsione të tjera.Opsioni i dytë që është diskutuar është dalja vetëm me anëtarë për këshillat bashkiakë, një tezë e hedhur nga pak persona në mbledhje.

Skenari tjetër i lënë hapur për diskutime, është ai i propozuar nga deputetë dhe anëtarë të Kryesisë, sipas të cilëve duhet të dalin me listat për këshillat bashkiakë në 61 Bashki, por jo për kryetar bashkie në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore.

Pra, në disa Bashki t’u lihen kandidatëve të ‘Rithemelimit’, një kërkesë që ka ardhur kjo edhe nga degët e partisë, si ajo në Vaun e Dejës apo e Elbasanit.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img