10.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

SPAK sekustron vilën luksoze të Arben Ahmetaj në Dhërmi, te kompleksi i Samir Manes!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka vënë në sekuestro preventive vilën luksoze të ish-gruas së Arben Ahmetajt. Bëhet fjalë për një vilë në Palasë te resorti Green Coast, resort që njihet për vila super të shtrenjta në jug të Shqipërisë.

Vila është në emër të Albina Manckës, ish-gruaja e Arben Ahmetajt. Vetë Mançka ka deklaruar se kjo vilë nuk është e saj, por oficerët e BLH kanë bastisur vilën në Palasë një ditë më parë dhe në kanë gjetur dokumente që vërtetojnë se vila luksoze është në emër të Manckës.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është vënë nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Ka dyshime se kjo vilë është vëmë përmes korrupsionit dhe pastrimit të paravë që ka bërë Ahmetaj. Ish-gruaja e tij, Mançka ka deklaruar se vila është e një shoqes së saj në Zvicër, e cila ia ka lënë për përdorim. Por SPAK ka vendosur që vila do qëndrojë në sekuestro deri në përfundim të hetimeve.

Pak ditë më parë SPAK ushtroi kontroll në pasuritë e ish-gruas së Ahmetajt, si edhe në vilën e bashkëjetueses së tij Erjola Hoxhës. Në vilën në Hamallaj u sekuestruan 30 mijë euro dhe dokumente.

Nga ana tjetër, ish-ministri Arben Ahmetaj, i cilësoi të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas. Ahmetaj përmes një ankimi në GJKKO-në e Apelit thotë se e para kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi, duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty.  Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor. 

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img