13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Ylli Manjani kritik me Metën e Kryemadhin, Lefter Koka dhe Alqi Bllako në burg për shkak të inateve në LSI!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, dy ish-zyrtarët e lartë Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndodhen sot në burg vetëm p?7r shkak të inateve të LSI-së, sepse i ikën nga partia.Në një lidhje skype për emisionin Zona Zeri në Top News, Manjani tha se në lidhje me çështjen e inceneratorëve, SPAK po vepron në bazë të kallëzimit të LSI-së dhe jo në bazë të hetimeve të saj.

“Kam qenë kritik me copëzimin e çështjes. Çfarë ka ndodhur me çështjen? LSI-ja u bë pishman, apo u zu me Lefter Kokën, tha hajde t’i fusim një kallxhim, ku ta kallxhojmë, ta kallxhojmë tek inceneratorët sepse kjo është më e besueshmja, apo më e kapëshmja për publikun, që mezi u kap, por sidoqoftë u kap. O burra ta hetojmë dhe SPAK-u heton kallëzimin e LSI, fut Lefterin brënda.

Të njëjtën gjë, çohet LSI-ja po prap, ka inat me Alqin se iku Alqi nga LSI-ja. E njëjta gjë dhe me Alqin dhe pastaj futen dhe ca zyrtarë të tjerë. Dhe pastaj vjen historia që me kalimin e kohës nuk na mjaftuan këta por na duhet edhe ndonjë tjetër. I gjithë problemi është se kjo nuk është një çështje i iniciuar nga drejtësia, si rezultat i një plani hetimor të integruar që të çohet tek e vërteta.”-u shpreh Ylli Manjani.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img