Partia Socialiste pësoi një problem me arrestimin e ish kryebashkiakut Lefter Alla, ma akuza të rënda për korrupsion. Dhe duket se me qasjen problematike nuk kishte shpresë për fitore.
Por ndërhyrja e fortë e të deleguarës zv kryeministres Belinda Balluku, solli një ndryshim për mirë. Goditja në shenjë e Ballukut duke zgjedhur bionden simpatike Festime Mjeshtri ose si njihet ndryshe Festa, pritet që të sjelli festë në 15 maj në Bulqizë. Ajo u prit me shumë ngrohtësi nga socialistët e Bulqizës por edhe nga shumë demokratë.

Festimja njihet nga komuniteti i Bulqizës si një socialiste e devotshme dhe grua me tradita të forta prej Golloborde, që pritet të dominojë ndaj elektoratit bulqizak të të gjithë spektrit. Sondazhet e nxjerrin fituese bionden simpatike, që do i japi një imazh ndërkombëtar në 15 maj Bulqizës.