26.5 C
Tirana
E premte, 27 Tetor, 2023

Skandali/ Studentët në radhë që prej mëngjesit për abone falas, bashkia thirrje për durim!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Skandal! Që prej mëngjesit, studentët janë përballur me radhë të gjata dhe fluks për t’u pajisur me abonetë e studentit. Radha ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa në pikat ku shiten abonetë e studentit vijon të ketë ende radhë.

Përballë gjithë këtij fluksi, bashkia nuk ka bërë asnjë deklaratë përse abonetë këtë muaj nuk janë nxjerrë në treg dy ose tre ditë para fundit të muajit siç ndodh gjithmonë për të shmangur kështu edhe radhët e gjata. Rocknews.al u interesua një ditë më parë për abone studenti, por asnjë nga pikat e shitjes nuk ishte pajisur me to. Ato pohuan për Rocknews se nuk kishin asnjë informacion nga bashkia për këto vonesa.

Në fakt, është e pakuptimtë përse studentët duhet të presin me orë të gjata për t’u pajisur me abone studenti? Përse ata duhet të marrin abone studenti nëpër këto pika, kur mund të lëvizin në të gjithë autobusët falas nëse janë të pajisur me kartë studenti?

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img