4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Ja kush fshihet pas Këshillit të Medias, të gjithë të lidhur me Berishën , për mediat flasin kur sulmohet doktori!

- Advertisement -spot_imgspot_img

PrapaskenaKreuKryesoreKëshilli i Medias ose topet e Sali nongratës që ‘rruajnë’ fondet e BE-së, pseudogazetarë me vila dhe ish deputetë që po pasurohen në kurriz të gazetarëveKryesorePrapaskenaKëshilli i Medias ose topet e Sali nongratës që ‘rruajnë’ fondet e BE-së, pseudogazetarë me vila dhe ish deputetë që po pasurohen në kurriz të gazetarëve.

Në emrin e mediave dhe gazetarëve, në Tiranë veprojnë dhe përlajnë fonde turlifarë këshillash dhe organizatash, pas të cilëve fshihen psedogazetarë me vila pranë oligarkëve, ish deputetë, ish zyrtarë të korruptuar, rrogtarë pranë institucioneve publike, mallistë, kopukë, spiunë të ish Sigurimit të Shtetit e etj.

Shumicën prej tyre i bashkojnë dy komponentë. Së pari, nuk kanë asnjë lidhje me gazetarinë. Së dyti, kanë lidhje me Sali Berishën, i shpallur non grata për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sot po ndalemi tek njëfarë Këshilli Shqiptar i Medias, një zgafellë që thith, qarkullon dhe ndan donacionet e Bashkimit Evropian, që janë taksat e qytetarëve evropianë.Këshillit të Medias është themeluar, mes të tjerësh nga Armand Shkullaku, një ‘gazetar i pavarur’ që shëtiste dhe raportonte nga foristradat e Partisë Demokratike.

Shkullaku posedon një vilë me vlerë rreth 1 milionë euro, Rolling Hills, aty ku janë mbledhur kasta e korrupsionit dhe drogës. Ndërsa 95 % të gazetarëve janë me kredi dhe vështirësi kanë siguruar një apartament modest, Shkullaku jeton në një vilë me burim të dyshimtë.

Pjesë e Bordit të Etikës është Mark Marku, ish deputet i Sali Berishës, i cili nuk ka bërë kurrë një investigim në jetë. E tij, por vetëm llogje nëpër ekrane.Anëtar i këtij Bordi është edhe A. B, pjesë e kandidaturave elektorale të Foltores së Sali Berishës.Pas Këshillit të Medias, që ‘rruan’ fondet e BE-së qëndron edhe Alfred Lela. Lela është zëdhënësi zyrtar i Sali Berishës, pjesë e listës së zezë së SHBA.

Lela, pasi ka punuar ca kohë si banakier në SHBA, mburrej nëpër Tiranë sikur ishte njeriu i besuar i amerikanëve. Lela thith fondet e donatorëve, duke keqpërdorur prapanicën.Si ekspert pranë Këshillit të Medias shfaqet edhe Sokol Shameti, i cili në fakt është një ekspert dhe argat i Syrit, medias së Familjes Berisha, që ka një dosje të hapur për pastrim parash.

Shameti është edhe këshilltar për mediat dhe marrëdhëniet me publikun i Avokatit të Popullit, detyrë të cilën e kepërdor.Pjesë e Bordit të Etikës është edhe Enio Haxhimihali, drejtor kabineti e ish gruas së Andi Bushatit, Erinda Ballanca, e njohur si avokatja e vjehrrit të Lulzim Bashës, pa asnjë lidhje me mediat.

Anëtare e Bordit të Etikës është edhe Denada Toçe, e cila ndonëse një zonjë e nderuar, nuk ka asnjë lidhje me misionin e gazetarisë. Nuk kuptohet se ka mundësi që Denada Toçe dhe Dorian Mantlija, profesionistë me integritet, janë pjesë e një çete rrufjanësh dhe lakenjsh të Sali non gratës. Marrë nga www.prapaskena.com

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img