Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, një prej figurave kryesore politike të Partisë Demokratike nuk po merr pjesë në fushatën elektorale për 14 majin. Në ndryshim nga të gjithë deputetët e tjerë të grupit parlamentar, të cilët kanë dalë në mbështetje të Roland Bejkos, apo kandidatëve të tjerë, Tabaku deri më tani nuk është shfaqur në asnjë takim me demokratët. Madje poston edhe qëndrime periferike në rrjetet e saj sociale, ndërsa është shprehur hapur se do të votojë për Këlliçin.
Kjo duket si një kthesë e qëndrimit të Jorida Tabakut, e cila mesa duket po mendon kalimin në grupin e Sali Berishës, vendim që do ta marrë në 15 maj. Tabaku ka qenë ndër figurat kryesore dhe besnikja e Lulim Bashët, të cilët kanë luftuar shumë për largimin e Sali Berishës, të shpallur non grata nga SHBA.
Por mesa duket, Tabaku do t’i harrojë të gjitha betejat dhe do marrë mbrapsht të gjitha kundërshtimet ndaj Berishës dhe do t’i bashkohet këtij të fundit me shumë mundësi pas zgjedhjeve bashkë me disa deputet.