18.5 C
Tirana
E diel, 15 Tetor, 2023

Armand Shkullaku spiun i sigurimit të shtetit, pseudonimi, Bozhurja denoncimi nga Ilir Demalia.

- Advertisement -spot_imgspot_img

Ilir Demalia denoncon gazetarin e Klan TV Armando Shkullaku, si njeri të lidhur me ish sigurimin e shtetit. Ne facebook Demalia shkruan: Nuk keni asnjë lidhje me misionin e gazetarisë, Armand Shullaku, ( Bozhurja), shkruan sot në Panorama: “Pas 25 viteve në pushtet, udhëtimi i Edi Ramës nisi dhe po vazhdon përsëri duke u marrë me Sali Berishën.

Ai beson se do të mbetet një “risi” në politikë pa bërë asgjë, thjesht duke u krahasuar me kundërshtarin e tij. E për sa kohë beson se kjo i mjafton, truri do t’i prodhojë vetëm tallava, ashtu siç edhe po qeveris gjatë gjithë këtyre viteve.

Ai nuk u bë dot kurrë artisti intelektual që do të reformonte politikën shqiptare, por modeli i intelektualit artist që paraziton sapo i ngjitet trupit të majmë të pushtetit.”Plotësisht dakort “Boxhure” , por a mund të jetë alternativa etaloni i tallavasë dhe krimit e korrupsionit me damkë ndërkombëtare tashmë,Sali Berisha dhe Ilir Metaj ku ju bashkon “Trungu kallzimeve”?!

Mendoni se nuk po meren me të njëjtin kundërshtar SB, IM si model dhe mendësi e shtetit rrumpall me para të buxhetit shtetit me korrupsion, krim dhe rrumpallë për sa kanë qeverisur?!Se mos më thush dhe ti, më mirë tre banda se një! Në fakt të gjithë ushqeheni, paguheni, jetoni në luks me parat e bandave, me trafik influencash mediatike në llogari të bandave politike dhe oligarkive financiare që ushqejnë dhe ushqehen nga banda.

Ju si byth kazani i bandave, gërryeni bythët e kazaneve për ti zbardhur sadopak për të ricikluar bandat që të jetoni ju në këtë kënetë krimi politik-mediatik-financiar siç keni jetuar këto 32 vjet.Ju nuk keni asnjë lidhje me misionin e gazetarisë. Ju jeni thjesht sekser mes krimit politik the atij financiar me pronarët tuaj mediatik.Vigani Veriut At Fishta ka shkruar:Për me shkrue zotni n’gazeta,Duhet shkruesi të jetë ma parë, Njeri I ndershëm dhe atdhetar,E masandej të ketë dije, E kërkuj mos ti ketë qenë AFIJE.

Ti dhe batalioni juaj I sekserëve dhe gjobvënësve me gjethen e fikut mediatik dhe të medias dhe fjalës lirë, jeni jo vetëm turpi por edhe bashkëpuntorë të këtij krimi politik-finaciar 30 vjeçar, përfundon ai.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img