Këngëtari u surprizua nga një grup striptisesh të cilat kanë dhuruar disa performanca goxha sensuale gjatë gjithë mbrëmjes.Mirëpo kur festa mbaroi, teksa po shtrihej për të fjetur në dhomën e gjumit, Luizi u shpreh se me gjithë respektin që ka për balerinat, ai ka Kiarën sa për 1000 të tilla.
“Me gjithë respektin që kam për ato gocat që kërcyen, kam Kiarën sa për 1000 balerina. E kam balerinë, e kam të dashur, e kam çfarë të duash ti.”
Kujtojmë se pritet që gjatë natës të finales së madhe të “Big Brother VIP” e cila do të mbahet me 6 maj, të zhvillohet dhe celebrimi i shumëpritur i Kiarës dhe këngëtarit para gjithë publikut.