Habin Rexha jetonte prej vitesh në Itali, por u kthye menjehere sapo i vranë të vëllain në Kavajë. Gjithçka filloi mes Edmond Gosës dhe Altin Rexhës pas një konflikti banal, ku Gosa e akuzonte si malok Altin Rexhën që kishte ardhur nga Kuksi.
Ky i fundit shkoi për tu sqaruar me Gosën bashkë me djalin e vogël, por Gosa e shau, dhe e qëlloi me thikë në sy të djalit të vogël. Ata u përleshën dhe mbetën të dy viktima.
Por mesa duket Habin Rexha nuk e ka lënë me kaq edhe pse autori i vrasjes së vëllait kishte vdekur, ai vrau vëllain e pafajshëm të Gosës, Altin Gosën 48 vjeç, me plumb në kokê në prani të babait të tij.
Kamerat e sigurisë e kanë kapur, 31 vjecari nuk ka dashur as të fshihej duke i dërguar mesazh fisit Gosa. Ndërsa është ende në kërkim nga policia, e cila për informacjone ka vendosur shumën 10 mijë euro.