Një vit e pak shkëputje dhe tërheqje nga PD, kanë bërë që Lulzim Basha ta rimendojë largimin e tij që mesa duket ishte me kthim. Duke parë rezultatet katastrofale dhe përçarjen e thellë të Metës dhe Berishës, Basha fillon turin e takimeve nga sot me të rinjtë dhe deri me grupet e tjera të interesit në Partinë Demokratike, për të kulmuar më pas me zgjedhje në parti dhe gjithë strukturat e tjera.
Pritet me mjaft interes reagimi i grupit të Berishës ndaj kësaj lëvizje të fortë të Bashës. Por edhe qasja e faktorit ndërkombëtar.
Beteja me sa duket në PD do të jetë edhe më fortë, dhe palët do të ndahen përfundimisht apo do të bashkohen, 2025 është afër.
Lulzim Basha rikthehet në Partinë Demokratike!
TË NGJASHME