10.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Përqindja e rritjes së Pagave: Si duhet të gërshetohet kjo në vendet në zhvillim?

- Advertisement -spot_imgspot_img

Nga Altin Mehillka

Kush është ai që nuk dëshiron rritjen e pagave. Pyetja lind këtu: është kjo një dëshirë e gjithsecilit apo duhet të ketë një mekanizëm të veçantë, që përcakton rritjen e tyre në bazë përqindje jo vetëm në kohë zhvillimi ekonomik, por edhe në kohë krize? Në kohë tranzicioni, si kjo që po kalojmë, është e domosdoshme të bëhen negocime shtesë për rritje pagash në bazë të rritjeve të rregullta të pagave, që duhet ti përcaktoj kodi i punës së një shteti demokratik.

Për këtë duhet të jepen dhe të shprehen sqarime të sakta përse duhet të rriten ato, kush janë arsyet që të çojnë në një kërkesë të tillë. Sepse rritja e pa precedent e pagave sjell falimentimin e shtetit. Që një Qeveri të kompensoj në një farë mënyre inflacioni duhet të realizoj rritje të pagave. Një rritje e rregullt e pagës e shprehur në përqindje (%) nuk duhet të kaloj vlerën e inflacionit në % të shkaktuar.

P.sh nëse inflacioni në Shqipëri është rritur me 12% pikë atëherë edhe rritja e pagave duhet ti afrohen kësaj vlere dhe nëse inflacioni vazhdon të rritet akoma e më shumë, edhe pagat do të rritet gjithashtu në përputhje me ekonomin e një Vendi.

Kompensimi i Inflacionit nuk bëhet për të pasuruar Pagamarrësit, por për të ruajtur standartin e jetesës pavarësisht rritjes së çmimeve në treg.

Kjo gjë duhet të shikohet jashtë kushteve të rritjes graduale të pagës gjate viteve që duhet të parashikohet tek kodi i Punës. Ekspertët e ligjit të punës duhet të parashikojnë dhe të negociojnë që rritja e pagave të mund të realizohet sipas intervaleve të caktuara që mund të jenë çdo 12 Muaj ose 24 Muaj, kjo quhet zona e gjelbër e rritjes së mundshme të pagave. Rritja e pagave në intervale më të shkurtra mund të vijë për shkak të një bumi zhvillimi Ekonomik në kushte të veçanta.

Rritja ose mos rritja e pagave jashtë këtyre kufijve sjell problem ekonomik. Është shumë e rëndësishme që rritja e pagave duhet të realizohet në kohën e duhur, e cila kjo kohë lidhet ngushtë nga faktorë të ndryshëm. Këtu mund të përmendim (shkak performanca individuale e shkëlqyer në punë, gjendja aktuale e mirë e kompanisë, sigurimi i tregut afatmesëm etje.)

Kjo gjë pasqyrohet edhe në administratë, por këtu duhet të kemi shumë kujdes (shkak: keqpërdorimi i buxheteve, shpenzimet pa kritere rritje të borxheve të jashtëm apo edhe të brendshëm, korrupsioni, deklarimi i rrem i të ardhurave dhe shpenzimeve në financat shtetërore etje.) 12 shkaqe kryesore që duhen ushtruar për rritjen e pagave:

1. inflacioni i lartë = rritja në përputhshmëri të rritjes reale të inflacionit.

2. Zhvillim pozitiv i biznesit = 10 – 12%

3. Rritja e pagave e shtrirë në të gjithë kompaninë 15%

4. Marrëveshje e re tarifore = 10%

5. Arritja pozitive e objektivave të paracaktuara = 8%

6. Delegim i më shumë përgjegjësive brenda strukturës = 6%

7. Ndërrimi i vendit të punës brenda strukturës = 16%

8. Rritja gradës profesionale në punë = 15%

9. Kohëzgjatja në vite në një vend pune = 7%

10. Kualifikime shtesë apo të veçanta që mund të ketë = 5%

11. Kur ndërrohen drejtuesët = 2%

12. Arritja e një ideje të veçantë për zhvillim pozitiv të kompanisë = 8%

Po të shikojmë pak rritjen e Pagave në administratë Shtetërore do të vërejmë një rritje galoponte të Pagave mbi 60% deri ne 90% pa pasqyruar shkakun e vërtetë se ku është bazuar rritja e tyre!

12 Shkaqet se kur mund të realizohet ose kur duhet të realizohet rritja e tyre i kam përmendur më sipër. Paaftësia e arsyetimit dhe mos nxjerrjes së shkaqeve reale për një rritje të tillë të pagave e tejkalon arsyen logjike dhe ekonomike.

Çfarë po bën më shumë një Deputet se një punonjës i një Ndërmarrje që mundohet të mbajë kompaninë rentabël dhe që të mos falimentoj?

Këtë përgjigje ja ka borxh Parlamenti zgjedhësve të tyre. Në cilin vend të botës mund të ndodhin gjëra të tilla, pa e politizuar situatën unë këtu flas vetëm nga ana ekonomike.

Kina ka pasur para 10 vitesh një rritje Ekonomike mbi 12 % dhe kishte mundësi për rritje të pagave nga 15 – 20% çdo vit dhe nuk e ka realizuar një gjë të tillë, por ka bërë rritje të arsyeshme të pagave duke iu referuar statistikave ekonomike.

Marrin Japoninë. Në vitet 2000 ka pasur një bum të jashtëzakonshëm të rritjes Ekonomike të deri ne 10 % por nuk i rriti pagat me 50 – 90 %. Rritjen me të madhe e ka pasur afër 18% të pagave në kushtet e një zhvillimi të madh ekonomik.

Lind pyetja: po Shqipëria mbi ç ‘bazë realizon një rritje të tillë? Sa kohë u është dashur ekspertëve Financiar/Ekonomik për të arritur një konkluzion të tillë ku Shqipëria përballet me një recesion të vazhdueshëm? Cilët janë indikatorët makroekonomik që sjellin një rritje të kësaj natyre?

Sipas gjykimit tim rritja e pagave në kë mënyrë shkakton paqëndrueshmëri Ekonomike dhe një krizë që do ti kushtoj Shtetit Shqiptar falimentimin e tij. Unë jam shumë dakortë me mendimin e Profesor Arlind Qorrit për sigurimin e minimumit jetik por dhe për këtë duhet të bëhen hapa të kujdesshme.

Si thotë Populli “po i bihet murit me Topë” Me Respekt Altin Mehillka Ekspert në fushën e Projekteve Ekonomike Bavari/Gjermani.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img