Tina Turner, legjenda e muzikës Rock&Roll u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Së fundmi është publikuar dhe shkaku I vdekjes.
Bëhet e ditur nga përfaqësuesit e saj se vdekja ishte për shkaqe natyrore pasi Tina vuante nga disa sëmundje të ndryshme.
Një pjesë prej tyre ishin kanceri I zorrëve dhe vuajtja nga presioni I lartë I gjakut prej më tepër se katër dekadave.
Në vitin 2016 Turner u diagnostifikua për herë të parë me kancerin e zorrëve, ndërsa bëhet e ditur se presioni I lartë I gjakut u diagnostifikua në 1978.
Vdekja e Ikones muzikore Tina Turner u bë publike për mediat në datën 24 Maj, por shkaku I vdekjes së saj ishte ende I panjohur për publikun.