13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Gjithçka filloi nga fjalët në facebookun e një pastori!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Gjithshka ndodhi pas atij statusi të çmendur, përçarës, cinik, të pa spjegueshëm që një prej pastorëve vuri në murin e tij në FB, në prag të pashkëve.

Si është e mundur që një pastor,statusi i të cilit lexohet nga mijëra ndjekës,të shtronte një pyetje të tillë provokuese…“A duhet të urojmë në festat e tyre besimtarët e një besimi tjetër?” Çfarë përgjigje priste ai, çfarë rreagimesh. Ishte fare e pa kuptimtë ti përgjigjeshe, madje sapo e lexoje të jepte përshtypjen e një handikapi në mënyrën e të menduarit dhe të formuluarit të pyetjes.

Ç’do njeri normal, konformist apo antikomformist, në këtë pikë do të thoshte PO. Nuk ka asgjë të keqe të urosh besimtarët e tjerë në festat e tyre.Kjo krijon mardhënie bashkëpunimi, mirëkuptimi, paqeje. Madje, festimet e përbashkëta, i stimulojnë të treja duke krijuar ekujlibër , stabilitet.Mund të ishte një lajthitje e çastit (edhe pastorët njerëz janë), një përpjekje për të mbledhur rreth statusit shumë të tjerë, edhe kundërshtarët,madje këta edhe më shumë e për tu spjeguar më pas kumtin.

Pra mund të ishte një fac-status për të peshkuar rreagime dhe shtuar diskutimet. Por kjo nuk i përshtartej personit që e kishte shkruajtur pasi unë atë e njihja mirë dhe ai kurrë nuk do të bënte një status për ca like me shumë.

Pa rreaguar me koment dhe pa klikuar asnje nga e-motion u mundova të përqëndrohem për të kuptuar pyetjen dhe ndoshta për të gjetur një përgjigje timen.“A duhet të urojmë në festat e tyre besimtarët e një besimi tjetër?” Po mundohem ta analizoj pyetjen në dy plane të ndryshme,në planin moral dhe në atë të besimtarit praktikant.

Në pamje të parë, në planin moral, është pozitive të urosh dikë në festat e besimit të tij. Çështja shtrohet brenda vetvetes. Nëse ti uron tjetrin në festat e një besimi që nuk është i yti, thellë në vetvete ti ke një ndjenjë të çuditëshme hipokrizie që mundohesh ta tej kalosh duke e ditur që urimi është për diçka që ti nuk e beson.

Sigurisht që ti nisesh ti bësh mirë tjetrit me urimin tënd, pa dyshim, por a i bën mirë vetvetes duke e detyruar që për hir të fasadës së mirëkuptimit të shtiresh në urim?! Në sipërfaqe nuk ka asgjë të keqe të urosh tjetrin për festën e besimit të tij, por thellë vetëvetes,a nuk e ke thyer, anashkaluar atë tëndin duke u tjetërsuar?!

Por le ta hulumtojmë pyetjen në planin e besimit të praktikuar. Nëse besimi im është i vërtetë, nëse ai ka baza të forta dhe është i qartë si në planin teorik (shkrimet) edhe në planin praktik (veprimet), do të kem dy pengesa serioze që do të më kufizojnë që të uroj festat e besimtarëve të tjerë, por do të më japin lirinë e vërtetë të besimi tim.

Po spjegohem më me imtësi:Ajo që unë besoj, që të quhet e vërtetë, duhet të jetë e vërtetë absolute, e pa negociueshme, e pa diskutueshme. E vërteta është vetëm një. Si e tillë, ajo më ka bindur tashmë që ta shpall te të tjerët pa patur nevojën që ti bind ata për ta besuar këtë të vërtetë dhe njëkohësisht më “kufizon” duke më mësuar të respektoj rregullat e së vërtetës.

Duke qenë se e vërteta që unë besoj është e tillë,unë do të bëja dy gabime duke uruar festat e besimit tjetër. E para e uroj tjetrin duke e ndihmuar dhe duke e shtyrë më tej të vazhdojë në të pa vërtetën ku ai beson dhe e dyta duke e ditur që e vërteta ime të çon drejt çlirimit, i uroj tjetrit të pavërtetën, pra pengimin.

Tani mund të më thoni, a do të uronit ju dikë të një besimi tjetër duke e ditur se do të thyenit besimin tuaj brenda vetes dhe duke i bërë keq njëkohësisht vetvetes dhe atij që beson në të pa vërtetën?!

Athinë Qershor 2020, Armando Zoga.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img