13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Roli i Shtetit në Ekonomi! A është kjo një zgjidhje?

- Advertisement -spot_imgspot_img

Të qënurit i lirë është një pasuri që nuk mund të zëvendësohet me asgjë, qenia e tillë krijon kushtet që gjithsecili të jetë në gjendje të përshtasë jetën e tij me përgjegjësinë e tij dhe sipas dëshirave dhe synimeve të veta. Është Liria dhe konkurrenca baza e ekonomisë së tregut?

Përgjigja e kësaj pyetje është shfaqur që në Revolucioni Industrial në shekullin e 19-të në Evropën Perëndimore. Kjo ka treguar më së miri se një ekonomi tregu e diktuar nga struktura shtetërore çon në probleme serioze sociale ekonomike.

Nëse futemi thellë në teorinë Ekonomie ndeshemi me principtin një ekonomie “laissez-faire”. “Laissez-faire” vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë diçka si “lëre të bëhet pa ndikuar”. Shteti nuk duhet të ndërhyjë në ngjarjet ekonomike për të nxitur më mirë zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e popullsisë. Rritjen e çmimeve në Ekonominë e pa varur dhe te hapur nuk duhet të ndikohet nga Pushteti (Shteti).

Shteti mund të luaj rol vetëm si rregullator dhe kjo nëse është e domosdoshme. P.sh. Çmimet e Karburantit rriten në mënyrë eksponenciale dhe për një kohë të gjatë nuk krijon stabilizim në treg, në këtë moment Shteti mund të ndërhyjë me politika lehtësimi duke subvencionuar pjesën e rritur dhe të vendosë tavane mbrojtëse.

Shteti nuk dikton çmime dhe nuk i rrit ato, nëse arrin ta bëjë një gjë të tille atëherë nuk kemi të bëjmë më me një treg të lirë ekonomik. Ai ka për detyrë të hartoje korniza ligjore dhe organizative për ekonominë dhe shoqërinë në të cilën liria, konkurrenca dhe barazia sociale janë të harmonizuara mirë. Pasojat e menaxhimit joefikas dhe favorizimi klientelist në ekonominë e tregut të lirë çojnë sistemin në kolaps ekonomik të pandalshëm.

Veprimet e motivuara politikisht duke futur hundë në rritjen e qëllimshme të çmimeve të njëanshme për të organizuar burime të të ardhurave për financim të Pagave etje. çojnë në ngërç mikro- dhe makroekonomik. I dëmtuari në fund të ditës është taksapaguesi dhe shkatërrimi i sistemit të pavarur Ekonomik. Çmimet e pa diktuara në tregjet e hapura dhe konkurruese janë domethënës në mënyrë që mekanizmi i çmimeve të bëhet efektiv si një instrument kontrolli efikas.

Prandaj, shteti ka për detyrë të parandalojë ose të heqë kufizimet e konkurrencës përmes politikave të drejta dhe të pa anshme. Pra me pak fjalë ai duhet të ndjek një politik rregullatorë dhe jo të behet palë në përputhje me tregun e lirë ekonomik. Pra politikat strukturore për shmangien e pabarazisë në tregjet ekonomike është sfida me të cilën duhet të merret Qeveria e një vendi Demokratik.

Jo ç´do rritje e pagave duhet të pasohet me rritjen e çmimeve (Shteti duhet te gjej politika lehtësues) nga ana tjetër çdo rritje e çmimeve në treg duhet të pasohet me rritje të pagave (shkaku inflacioni pra rritje ne % të inflacionit) Të dyja këto dukuri nuk kanë ngjashmëri me njëra tjetrën dhe nuk mund të trajtohen njësoj. Altin Mehillka Expert në fushën e projekteve Ekonomike Bavari/Gjermani

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img