13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

EKSKLUZIVE/ Paditet sërish shteti shqiptar, kompania e njohur e naftës kërkon 60 mln euro dëmshpërblim

- Advertisement -spot_imgspot_img

Një kompani e njohur nafte ka bërë një tjetër padi ndaj shtetit shqiptar duke kërkuar 60 milionë euro, me pretendimin se shteti shqiptar i ka ndërprerë kontratën për shfrytëzimin e naftës në zonën e Amonicës në Vlorë. 

Kompania Phoenix Petrolium Gas kishte marrë në vitin 2013 të drejtën për të shfrytëzuar naftën në zonën e Amonicës, nga Vlora deri në Lushnje, por edhe gazin, pasi kjo zonë është e pasur edhe me gaz. 

Nafta në këtë rajon u zbulua në 1980 dhe filloi të nxirrej po në vitin 1981, dhe i përket rajonit të Sevasterit në Vlorë. Kjo zonë besohet se ka të paktën 20 milionë fuçi me naftë. Nëse kjo kompani fiton në arbitrazh rrezikon që ta rëndojë akoma më shumë buxhetin e shtetit që ka humbur shumë gjyqe deri tani të lidhura me prishje kontrate në forma të pamenduara mirë, por edhe nënshkrime kontratash të pastudiuara mirë.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img