Kishte disa ditë që flitej për arrestimin e Vangjush Dakos, për një tender të 2014 dhe një leje pallati e dhënë në 2010. Deri këtu asgjë nuk duhet shqetësuese, ligji mbi të gjitha.
Por bie në sy fakti se Edi Rama, edhe në rastin e Alqi Bllakos apo Lefter Kokës dhe tani i Vangjush Dakos, me e pakta e ka ditur. Fillimisht të tre personazhet janë me forcë të madhe elektorale, si Dako në Durrës, Koka në Shijak apo Bllako në Kinostudio.
Të 3 miqtë janë arrestuar fill pas zgjedhjeve, pas parlamentareve Koka dhe Bllako dhe paa lokaleve Dako. Skema është e njëjtë, Edi Rama ka informacion por në media duket ndryshe. Të tre i ka përdorur për të fituar në parlament apo në bashkinë Durrës dhe më pas i ka lëshuar. Rasti i Dakos tregon edhe përfitimet që kanë marrë këta persona që imunitetin e kishin nga raporti me Edi Ramën.
Dako bjihet si një mik i ngushtë me klanin Klosi në PS dhe ka qenë anëtar i i kryesisë ëpe shumë vite. E pavarësisht kësaj ky arrestim ndoshta tregon atë kemi kohë e flasim drejtësia jep llogari te Edi Rama, që i përdor pëe fushatë njerëzit dhe me pas i godet kur nuk i duhen.