Arrestimi i Vangjush Dakos një nga miqtë e afërt të Edi Ramës dhe anëtar të kryesisë ka shkaktuar panik të kryetarët e tjerë socialist që kanë drejtuar apo drejtojnë bashkitë.
Janë 5 emra që janë paraqitur në SPAK për të dhënë dëshmitë e tyre, lista fillon me Armando Subashin kryetari i bashkisë Fier që është pyetur për inceneratorin.
Vijon me Erjon Isain ish humoristi i portokallisë që mban postin e kryetarit të bashkisë Ersekë. Nuk dihet përse është thirrur po është paraqitur disa herë në SPAK.

Dritan Leli ish kryetari bashkisë në Vlorë gjithashtu është paraqitur disa herë në SPAK, për një denoncim që lidhet me tenderin për pastrimin e qytetit. Problem që është edhe këto ditë.

Vijon lista me kryetarin e bashkisë Tropojë Rexhq Byberi për një leje për ndërtim në zonën e mbrojtur të Margegaj.
Bashkia Has me ish kryetarin Adel Lala është një hetim për privatimin e gabuar të një vepre publike.