4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Përplasja e ashpër me Erjon Veliaj, çfarë fshihet pas emërimit të Ervin Bushatit në Ambasadën Shqiptare në ShBA.

- Advertisement -spot_imgspot_img

Ndër emrat e rinj për ambasador ra në sy emri i Ervin Bushatit ish deputet i PS dhe në moshë aktive për të lënë politikën. Pjesa tjetër janë personazhe prag pensioni dhe kanë negociuar një dalje të qetë. Gjithçka është e lidhur me përplasjet në PS.

Erjon Veliaj nga partia Socialiste në dukje ka vetëm mbështetës, por në te vërtet një klan anti është ravijëzuar prej kohësh. Përveç Belinda Ballukut është edhe Ervin Bushati ish mik me Veliajn dhe ish kryetar i Partisë Socialistëve të Tiranës.

Bushati dhe Veliaj filluan përpjasjet që në momentin kur në 2021 ai nuk u zgjodh dot deputet dhe akuzoi Veliajn se votat e tij i devijoi te Fatmir Xhafaj. Aty filloi krisja e e parë që u pasua edhe me përplasje të hapur pas shkarkimit të Bushatit nga Posta Shqiptare, detyrë që e mbajti shumë pak.

Bushati fill pas largimit nga ky post filloi sulme agresive ndaj Veliajt edhe mediatikisht, madje në disa dalje televizive te televizioni i Berishës, akuzoi Veliajn se po bën shumë politik në lrye të Bashkisë Tiranë dhe nuk duhet të jetë kandidat.

Lajmi bëri bujë por tregoi edhe se PS nuk është aq e qetë brënda saj. Bushati falë aksesit të tij mediatik, po i shkaktonte dhimbje koke Veliajt dhe Ramës.

Kjo bëri që Veliaj të ndërhyjë te Rama për ta zgjedhur Ervin Bushatin një politikan me potencial ministri, në ambasador mijëra kilometra larg në ShBA.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img