EKSKLUZIVE/ Burime të sigurta për rocknews zbulojnë emrin e ri të drejtorit të përgjithshëm të OSHEE, pas largimit të Ardian Çelës javën e kaluar.
Ne mësojmë se 2 janë emrat që qarkullojnë, bëhët fjalë për Vjola Haxhiademi që është sekretare e përgjithshme e ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe një nga njerëzit hije të Belinda Ballukut. Vjola është në dijeni të çdo lëvizje dhe sekreti ministror që ka Balluku. Madje në korridore flitet se ajo kontrollon Ballukun.

Emri i dytë është ai i të korruptuarit Blendi Gonxhe, një figurë antipatike që në krye të DPSHTR jo vetëm abuzoi dukshëm, por doli dhe propozoi rritjen e çmimit të patentave në normën europiane, fatmirësisht mania e tij për të vjedhur më shumë u ndalua nga autoriteti i konkurencës.
Nuk përjashtohet mundësia që shkuarja e Gonxhes atje të pasohet me rritjen e çmimit të energjisë, e paralajmëruar më herët dhe nga kryeministri Edi Rama.
Kjo do të forconte klanin Balluku, pasi dihet që Çela as nuk i hapte telefonin ministres. Por ndryshimi i drejtorit të OSHE do hapte sezonin e ndryshimeve në qeveri.