Laert Duraj është deputeti i PS në qarkun Gjirokastër, ai njihet si biznesmen dhe një nga aksionerët kryesor të UET. Një universitet që është themeluar nga Henri Çili që mban ende një post drejtues.
Deri këtu asgjë jo normale, por në fushatë Çili u pa shumë afër PD zyrtare dhe foltores.
Burime konfidenciale për redaksinë tonë, tregojnë se hapja e Këshillit të Atlantikut pranë PD gjatë fushatës lokale ishte ide e Henri Çilit, me qëllimin të fuste njerezit e tij të besuar, dhe ja doli. Alibeaj i dëshpëruar për mbështetje sado pa peshë, e pranoi, me siguri pa e ditur “thellësinë” e hiles.

Nuk dihet nëse deputeti Duraj ka patur ose jo gisht, madje më larg a ka qenë kjo një lloj forme e Ramës për të blerë opozitën?
Ne do nxjerrim fakte të forta në vijim.
Kreu i Këshillit të Atlantikut është shkrimtari i njohur dhe ish deputeti i PD Preç Zogaj, që doli edhe në media zyrtarisht. Por ajo që njerëzit nuk e dinë është fakti se këto janë ide që kanë buruar në UET. Qëllimi ende i paqartë!
Pra një universitet me aksioner kryesor një deputet të PS, që mendon për të mirën e PD!
Le të mos bëhemi naiv!
Redaksia jonë ka prova të pakundërshtueshme që tregojnë se punonjës të UET kanë punuar edhe për kandidatët e foltorës që natyrisht humbën bindshëm. Edhe këtu nuk dihet këshillat ishin për ti çuar drejt fitores apo humbjes!
Emrat e tyre dhe faktet do i keni në ditët në vijim…