Në vitin 2012 Partia Socialiste akuzoi ashpër PD në pushtet për emërimet nepotike në diplomaci. Dhe me të drejtë, kushurinj, dhëndërra, motra, apo dashnore pushtetarësh ishin në ambasada.
Por çfarë ndodhi me kalimin e viteve, duket se të gjitha qeveritë janë njëlloj. Në emrat e propozuar për ambasadorë janë ai i motrës së Aleksandër Frangajt biznesmen dhe pronar i RTV Klan, pranë Ramës dikur pranë Berishës.
Sandri padyshim është njeriu më i aftë që edhe me taksat tona mban familjarë madje i emëron në poste të larta. Ajo është Majlinda Frangaj dhe do shkojë ambasadore në Vatikan. Pa pikë merite por vetëm se është motra e Frangajt.

Skandali vijon, Bledi Çuçi emëron ish gruan e tij Zhaklina Peto ambasadore në Malin e Zi.
Këto janë shkelje dhe skandale të rënda që vetëm në Shqipëri mund të kalojnë në heshtje, ndërkohë konflikti interesit është i fortë dhe i dukshëm.
E megjithëatë kjo tregon se PS po bëhen njëjtë si PD në fund të qeverisë. Gjithë ata studentë që lodhen dhe familjet e tyre sakrifikojnë në fund do të jenë shërbëtorë të disa familjeve të korruptuara.
Kjo është Shqipëria që i shtyn të rinjtë të ikin.