Zbulohet dokument kandidati fitues i Metës dhe Berishës, ka qenë i dënuar. A duhet të japë dorëheqjen nga bashkia që sapo fitoi?
Në redaksinë e medias tonë ka mbërritur një dokument që tregon se Miftar Dauti, kandidati i Metës dhe Berishës që doli fitues në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 ka qenë i dënuar.

Ne nuk mund ta themi nëse dokumenti është 100% autentik, por burime tona na sqarojnë se po ka qenë i dënuar.
Nuk dihet ende arsyeja përse mund të ketë qenë i dënuar, por në bazë të kodit zgjedhor i bie të humbasi mandatin e sapo fituar. Kjo do të ishtë një goditje e fortë për dyshen Meta Berisha, që flasin nga mëngjesi në darkë për pastërti e moral.