18.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Tetor, 2023

Ekonomia Shqiptare, ja shifrat e vërteta!

- Advertisement -spot_imgspot_img



Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,  Ju duhet ta shikoni realitetin ashtu siç është në sy.
Si mund të thuhet që ekonomia shqiptare është e stabilizuar, ne jemi në një krizë të vazhdueshme Ekonomike dhe shoqërore.
Mbi ç ‘bazë bëhen parashikime të tilla (si rritje të Ekonomisë, rritje të Exporteve etje.)

Po ti referohemi Statistikave të paraqitura në mendjet e ndryshme Shqiptare duhet të bëj një Analize mbi fatin e ekonomisë Shqiptare.

– Largimi i mbi 100 mijë forcë punëtore brenda 3 Vitesh
= bie konsumi në vend = bien shitjet për tregtarët  (me pak blerje për konsumatorët)
= më pak të ardhura në Taksa për shtetin
= depozita e qeverisë tkurren
= Rrezik likuiditeti (për pensionet, administratën etje.)
= sjell mundësin e falimentimit të Shtetit

Tabela për këtë:
Ndikimi në ekonominë familjare                                                  Pasojat Makroekonomike që shkaktohen                         

Kostot fillestare të Emigrimit të marra nga familjet, të cilat duhen gjeneruar diku. Pra largohet Likuiditeti familjar nga vendi dhe investohet në vendet e emigrimit.Ulet fuqia kualifikuese e mesme, që në një të ardhme do i mungoje ekonomisë dhe që do jetë vështirë të zëvendësohet dhe kërkohen shumë investime për ta rifituar atë.
Rriten kostot sociale duke lënë fëmijët dhe Prindërit e moshuar për një kohë të caktuar në vendlindje. (duhen të ardhura)Forca Punëtore ikën nga vendi, ulet oferta për punësim, gjë që sjell rritje të pagave. Nga ana tjetër mungesa e kualifikimit sjell punësim jo të drejt me atë që kërkon vendi i punës, kjo sjell probleme në ekonomi. (p.sh. Shoferi bëhet drejtor se mungojnë specialistët)
Sigurohet dhe fuqizohet Ekonomia Familjare në një të ardhme të afërt, rriten të ardhurat, krijohen Depozita. Të ardhurat nga jashtë nuk Ri-investohen në Shqipëri (klima e dobët dhe e pa shpresë ekonomike) Tërhiqen familjarët për të jetuar dhe punuar jashtë, pakësohet edhe më shumë fuqia punëtore në vend.Vendi do ketë 101.000 shumëzim për  X Taksa më pak (të ardhura). Këto duhen zëvendësuar. Pyetja është si? Ekonomisë i duhet ofruar alternativa për të tërhequr forcë punëtore nga vendet e 4 si Somali, Irak, Afganistan, Etiopie etje. Pra vende shumë të varfëria, se për ato është Shqipëria atraktive. Kujdes! këtu behet fjale për Fuqi punëtore dhe jo për investime në Ekonomi.


– Rritja e çmimeve të mallrave (të shportës)
= bie konsumi në vend (individët kursejnë në mallra të caktuara)
= bien shitjet në tregjet vendase
= më pak të ardhura në Taksa për shtetin
= deficit për Shtetin (tkurren të ardhurat.)
 = Qeverisë do i mungojnë Lek.

p.sh. 3 Vite më parë çdo familje shqiptare konsumonte 2-3 kg domate në Javë ku çmimi varionte nga 40 deri ne 250 L kurse tani do konsumojnë me pak se çmimi varion nga 70 deri në 600 Lek. Bie kërkesa për konsumin vendas (100.000 te larguar) (çmimet e mallrave nuk sillen në mënyrë të drejtë, por në mënyrë të zhdrejtë. Këtu tregu është Informal dhe Taksat nuk mblidhen siç duhet.

– Fryrja e punësimeve në Administratë (Bashki / Administratë)
= administrata nuk është institucion fitimprurës por Institucion shpenzues
= shtohet nr. i nëpunësve = shtohen kostot për buxhetin e shtetit
= deficit për Shtetin = Shtetit i duhen Lek për Pagat
= Shteti rrit borxhin e jashtëm / ose te brendshëm
= në një të ardhme shteti nuk është më likuid
= sjell mundësin e falimentimit të Shtetit

– Rënia e valutës së huaj (Euro/Dollar)
= rrit Importet nga jashtë nga ana teorike, por nga ana praktike nuk ndodh

Fuqizimi i Lekut ndikon shumë në Turizmin vendas
= Turizmi në Shqipëri behet më i shtrenjtë
= më pak Lek në qarkullim nga Turistët
= ulen të ardhurat në Taksa për shtetin.

– Treg Informal në shumë sektor
= Qarkullimi i latë i Valutë Kesh
= mos formalizmi i tregut vendas (edhe 1kg domate në Treg duhet taksuar)
= mos deklarimi i shitjeve (ligji ka hapësira të cilat shfrytëzohen dhe keqpërdoren)
= Klientelizmi i lartë (shikohen shokët, miqtë, të tjerët keqtrajtohen)
= më pak të ardhura në mbledhjen e Taksave
= deficit për Shtetin

– Sillja e egër e Tregut (ndikimi politik)
= pabarazi totale në koncesione dhe investime
= ndërhyrje e Administratës në to
= ryshfetet dhe përqindje të panumërta që u jepen bashkëpunëtorëve 
= kosto të pa drejta për shtetin
= deficit për Shtetin
= Shteti detyrohet të ndryshoj buxhetet më shumë se 2-3 herë në Vit për shkak të mos likuiditetit
= kërkohet hua nga Bankat botërore dhe Evropiane
= rritet Borxhi i jashtëm shumë herë. Norma e lejueshme < 60% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)
= tejkalim i Borxhit fikson Bankat për dhënie të mëvonshme të kredive.
= në një të ardhme shteti nuk është me likuid
= sjell mundësin e falimentimit të Shtetit

– Centralizimi i përgjegjësisë Ekonomike
= mungesën e sindikatave të pavarura ekonomike (Bordet etje.)
= fshehje të fakteve dhe të realitetit ekonomik = 7 x 7 nuk bëjnë me 49 por bëjnë 45
= Shqipëria të njëjtën fat si Greqia para disa vitesh.
= sjell mundësin e falimentimit të Shtetit

– Plakja e popullsisë
= më pak forcë punëtore dhe më shumë pensionistë. (kjo vërtetohet edhe nga INSTAT)
= më shumë pensione për tu paguar
= më shumë kosto në Buxhet (Shtetit i duhen Lek, por ku do ti gjej?)
= pensionet nuk rriten për një kohë të gjatë (me pak Kontribuues) 
= marrja e borxheve për Likuiditet nëse nuk arrihen të ardhurat për mbulimin e detyrueshëm të pensioneve
= sjell mundësin e falimentimit të Shtetit

Duke parë të gjitha këto dukuri që janë duke u shfaqur në realitetin Shqiptar si mund të themi se kemi zhvillim Ekonomik. Pra pritshmëritë nga ana ime janë eh negative sesa pozitive.

Altin Mehillka (Ekspert në fushën e projekteve Ekonomike Bavari – Gjermani )

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img