Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi u bënë sërish bashkë në sallën e gjyqit në GJKKO, që prej skandalit ku kryen marrënie intime në zyrën e Bashkisë.
Të dy dolën sot para gjykatës, pranë njëri tjetrit, veçse i ndante kafazi i gjykatës.
Alma Kaçi tha para trupës gjykuese se ka pasur një raport intim me Gjicin dhe ka kryer marrëdhënie me dëshirë, por herën e dytë vendosi që ta filmojë aktin, i cili më pas u publikua në çdo media dhe rrjet social.
Nga ana tjetër, Safet Gjici tha se ra në kurth. Ai akuzohet për korrupsion pasiv, pasi do të favorizonte Almën në dhënien e një tenderi për qentë në këmbim të seksit.