Ka kohë që shumë ministra janë jashtë kontrollit politik e financiar.
Shkak padyshim është mungesa e opozitës, kjo ka bërë që shumë drejtori të kthehen në ambiente punësimi të shokëve, miqve, gravë të miqve shkurt drejtori qokash. Një punësim i fundit është i Dorina Verdho, gruaja e drejtorit të KESH Ergys Verdho. Burime të sigurta thonë se Verdho i ka kërkuar si nder drejtorit të Aviacionit Maksim Ethemaj ti marrë gruan në punë.

Dhe ky i përgjigjur qokës duke e marrë këshilltare me një rrogë mujore 1.5 milion lekë në muaj. Aviacioni Civil është i zhytyr prej kohësh në korrupsion e abuzime po ashtu edhe KESh me Verdhon, abuzime nga drejtues që duket janë në aleancë për të promovuar familjarë të njëri tjetrit.
Ky është një skandal i madh, pasi ka shkelje të hapur të ligjit të konfliktit të interesit, por jo vetëm kaq, promovohen njerëz anonim në dëm ndaj të rinjte të talentuar që ikin jashtë shtetit. KJo tregon se në Shqipërj meritokracia është zhdukur, duke dekurajuar të rinjtë të ikin nga sytë këmbët.