16.5 C
Tirana
E enjte, 5 Tetor, 2023

Ekskluzive/ Ndryshimet e para në qeveri, Elisa Spiropali mes postit të kryetares së Kuvendit ose Ministre e Brendshme! Enkel Joti zgjidhet ministër!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Tani që zgjedhjet lokale përfunduan ku socialistët fituan shumicën e tyre, diskutimet janë për ndryshimet në qeveri ku u bënë disa vite që nuk ka asnjë prurje apo lëvizje. Rocknews mëson se në shtator ndryshimet e para lidhen me zgjedhjet e Elisa Spiropalit në një post të rëndësishëm, kjo duke parë rezultatin e lartë dhe të paparashikueshëm për bashkinë e Shkodrës.

Spiropali po lobon fort për të marrë postin e kryetares së Kuvendit duke i zënë vendin Lindita Nikollës, ose në krye të ministrisë së Brendshme ku duket se Blendi Çuçi është “lodhur” nga ngarkesat.,

Spiropali synon të bëhet gruaja e parë që do të ketë një post të tillë.

Por nuk mbaron me kaq, janë edhe disa ministra të tjerë që rrezikojnë karrigen, duke filluar me Niko Peleshin që me gjasa në shtator nuk do të jetë ministër i mbrojtjes e për të vijuar me Ulsi Manjën.

Një tjetër emër që flitet se do të jetë ministër është edhe Enkel Joti, një nga njerëzit që Rama ka përdorur më shumë kur ishte në Top Channel dhe herë pas herë kanë bërë marrëveshje të forta.

Të gjithë u habitën kur nga drejtor i RTSh u bë zv ministër i mbrojtjes por me sa dumet do të marri diçka më të madhe se aq.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img