Lajmi i vitit pas zgjedhjeve lokale dhe rikthimit të Lulzim Bashës në PD, është kërkesa e SPAK per arrestimin e ish numrit 2 të qeverisë Rama, Arben Ahmetaj.
Procesi i bujshëm ende nuk ka filluar dhe priten edhe 10 arrestime të tjera nga ana e SPAK, flitet emra të njohur. Ahmetaj si ka shkruar vetë në facebookun personal ka paralajmëruar se nuk do të kthehet nëse nuk ka drejtësi.
Avokatët e tij kanë deklaruar se ndodhet në Angli te vajza e tij e madhe që ka probleme me shendetin. Por burime për rocknews pranë zyrtarëve të PS thonë se ai ka ikur prej kohësh në Dubai, vendi i vetëm që ka garanci se nuk mund të ekstradohet në Shqipëri. Por një vend ku Beni ka raporte të forta me zyrtarë për shkak të Portit të Durrësit dhe Emar.
Ahmetaj e di shumë mirë se Shqipëria dhe Britania e Madhe kanë një marrëveshje për riatdhesimet e personave të shpallur në kërkim apo të dënuar, kështu që qëndrimi i tij në BM do të ishte fatal.
Zyrtarë të PS nëpër tavolina thonë se Ahmetaj ndodhet në Dubai, por asnjë s’jep dot garanci për vendodhjen e tij. Pyetja është ku i gjeti paratë një ish zyrtarë i lartë, që bën jetë lluksi në botë. Pyetje që edhe për shumë kohë do të jetë pa përgjigje.