28.5 C
Tirana
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Emërimet me tapi nga Rama vazhdojnë, vajza e Paskal Milos ambasadore e re në Bullgari!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Mandati i 3 i Edi Ramës, ka skandale nga më të pabesueshmet, korrupsioni dhe nepotizmi dominojnë dhe kush e di se çfarë do të dalë më pas.

Por bie bë sy një funksionim i stilit të nomeklaturës komuniste, duke zgjedhur të afërm të ish zyrtarëve të PS apo biznesmenëve si rasti i motrës së Aleksandër Frangaj ambasadore në Vatikan, apo ish gruan e Blendi Çuçin ambasadore në Malin e Zi. Ka shumë në administratë e kudo.

Stili komunisto- zogizt ka vazhduar ne ambasadat, ku vajza e Paskal Milos ish ministër i jashtëm në kohën e PS së Fatos Nanos është emëruar ambasadore në Bullgari.

E bukura bë këtë histori është se ishte pikërisht Genc Cakaj ish ministri i jashtëm që e shkarkoi nga detyra në një nismë për të hequr nga puna problematikët dhe ata që ishin në ministri vetëm për qoka ose lidhje familjare me PS.

Por mandati i 3të e ka nxjerrë nga kontrolli Ramën!

Nga babai të vajza, nga vajza të nipi, e kështu me radhë një nomeklaturë e vërtetë në shtetin shqiptar, ku çdo gjë mbetet brënda familjes pa meritokraci. Tashmë Edi Rama po ja kalon Berishës në emërime nepotike, dhe një zot e di ku do të shkojë në vijim.

Ndërkohë janë më dhjetëra mos qindra të rinj të talentuar që kanë mbaruar studimet në perëndim që kërkojnë punë specialiste, ndërkohë punojnë kamarierë!

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img