Një tjetër televizion i Irfan Hysenbelliut doli me bujë të madhe në treg, Panorama TV.
U mendua se ky televizion i ri do të bënte namin si opozitar dhe do denonconte aferrat e qeverisë Rama. Por koha kaloi dhe njerezit kuptuan se e gjitha ishte një farsë. I zhytur në borxhe dhe parregullsi, Irfan Hysenbelliu ka mbledhur dje gazetarët dhe i i ka lajmëruar të gjejnë vende të reja pune, pasi televizioni do të reduktohet në maksimum.
Duke e bërë një tv të vogël me përmasat e një medie rurale. Fania nuk ka dhënë arsye por me sa duket lufta e tij me Edi Ramën dhe përkedheljen me Erjon Veliaj nuk i dhanë rezultatin e duhur, marrjen e sa më shumë parave në çdo formë duke e bërë që të dorëzohet.
Edhe nga News 24 thonë që ka probleme të dukshme, me vonesat e pagave madje flitet që do të blehet nga Tom Doshi, por asgjë nuk dihet me siguri. Fakti i vetëm që pritet të konfimohet është se biznesmen si Fania apo shumë të tjerë nuk ja dalin dot pa qeverinë, dhe ky është problem i madh për demokracinë e brishtë.