Me urdhër të Bablokut, “Gebelsi” i tij Endri Fuga, ka urdhëruar mediat që ka nën kontroll, për të mos publikuar lajmin që Drejtori i Portit Durrës, Pirro Vengo, ka marrë në stafin drejtues, djalin e tezez, Andrea Shllaku, por edhe është hedhur në aksion për ta fshirë nga mediat që e publikuan.
Nuk e bëri për moral, sepse megjithë vjedhjet që po dalin përditë, “ushtria” e Bablokut dhe vetë ai në krye, as skuqen e as verdhen, por vazhdojnë vjedhin dhe tentojnë të zhdukin provat e… “sëmuren” befasisht kur i arreston SPAK e i lë në burg gjykata.

Heqja e lajmit, që dy djem teze drejtojnë veprimtarinë financiare, administrative dhe të sigurisë në Portin Detar, përveçse bie ndesh me ligjin për administrimin e kompanive shtetërore, është shkelje e Protokollit të NATO-s, që ndalon drejtues nga një familje, në drejtimin e sektorëve strategjikë portual detar e ajror të sigurisë kombëtare, rajonale e ndërkombëtare.

Por ja që në Portin e Durrësit, pjesë e infrastrukturës dhe planit të strategjik e sigurisë së NATO, EURUPOL, FBI e DEA, drejtor është Pirro Vengo, ndërsa djali i tezes së tij, Andrea Shllaku, është Drejtor i Divizinit të Shërbimeve Operacionale.
Andrea Shllaku është emëruar Drejtor Operacional i Portit Durrës, më 13 janar 2023, ndërsa nga muaji nëntor 2019, ai ishte Drejtor i Shtabit Menaxherial të Portit, emëruar 1 muaj pasi Drejtor i Portit u emërua djali i tezez së tij, Pirro Vengu.
Drejtori Pirro Vengu, ka në dorë informacionet sekrete, administratën, emërimet, shkarkimet, kontratat koncesionare, terminalet, financat, tenderët, hyrje-daljet në Portin Detar; ndërsa djali i tezes së tij planifikon, organizon dhe drejton gjithë operacionet brenda Portit të Durrësit.

Këto, ka detyrë t’ia raportojë fillimisht djalit te tezes Drejtor Porti, ndërsa më pas doganës, policisë kufitare, policisë ushtarake, Policisë së Rendit e Drejtorisë së Përgjithshme të Anti-Krimit, madje ka në mbikëqyrje dhe Forcën e Sigurisë të Portit Detar.
Nuk dimë nëse i raporton të plota operacionet te shërbimet partnere të sigurisë apo i seleksionon me djain e tezes, por dimë që dy djem teze, kanë në duar krejt aktivitetin ekonomik, të sigurisë anti-trafiqeve e anti-kontrabandës në Portin Detar të Durrësit.
Skandal tjetër, është fakti që këta dy djem teze me detyrë drejtues kyç të Portit Detar Durrës, janë dhe drejtues të kompanisë shtetërore “Albanian Seaports Development Company”, e cila ka në dorë kompleksin e kullave që do ndërtojë Alabbar në Durrës.
Në këtë firmë, që është në pronësi të Portit Detar, drejtori Pirro Vengo është Administrator i Përgjithshëm e Anëtar Bordi; djali i tezes së tij, Andrea Shllaku është Kryetar Bordi, ndërsa administrator është Erlis Hereni, këshilltar i Belinda Ballukut.
Këta djem teze, janë emëruar drejtues te porta e drogës dhe kontrabandës në Durrës, me urdhër të Bablokut, i cili i ka patur drejtorë shërbimesh e anti-korrupsioni në kryeministri./Pamfleti