Demokratët janë të ndarë zyrtarisht në tre grupime, deputetët që mbështesin Lulzim Bashën si drejtues të Partisë Demokratike zyrtare, ata që i janë bashkuar Rithemelimit të Berishës dhe një grup i krijuar gjatë muajve të verës që mbështesin veprimet e Gazment Bardhit.
Ky grup përbëhet kryesisht nga deputetë që kundërshtojnë rizgjedhjen e Lulzim Bashën në krye të PD prej qershorit kanë qenë kundër mbledhjeve të organeve të partisë që sollën deri në këtë përfundim.
Newsbomb.al mëson dhe 10 ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PD të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, kompania e një prej deputetëve që kundërshtonin punimet e saj, ka fituar një tender të majmë nga një bashki socialiste.
10 pas mbledhjes së Kryesisë së datës 6 qershor, kompania “CIVIL CONS” ka dorëzuar dokumentet për të marrë pjesë në një tender të hapur nga Bashkia e Beratit me fond limit 140 milionë lekë të vjetra.Te dhenat e tenderit te fituar nga “CIVIL CONS” e Lefter GeshtenjesDy muaj më vonë, është shpallur fituesi dhe ajo është kompania “CIVIL CONS”. Pronar dhe ortak i vetëm i këtij subjekti është shtetasi Rezart Haxhiu.
Objekti i tenderit të fituar prej tij është hartimi i projekteve “Mbrojtja lumore përgjatë lumit Osum”, “Ndërtim trotuari & Ndricimi i rrugës Shpiragu” dhe “Rruga e Re Shkëmbi”.“CIVIL CONS” ka ofruar 125 milionë lekë për të hartuar projektet dhe është zgjedhur fitues nga nga Bashkia e Beratit e drejtuar nga socialisti Ervin Demo.
Por cila është lidhja me Lefter Gështenjën?Kompania “CIVIL CONS” me objekt të veprimtarisë së saj studim dhe projektim të ndërtimeve të ndryshme është themeluar në vitin 2018 nga Korab Aliko nipi i Dasho Alilos i PD së Berishês në Gjirokastës. dhe Lefter Gështenja, me 50% të kapitalit secili.
“CIVIL CONS” ka fituar nga viti 2018 e në vazhdim disa tendera të rëndësishëm me vlerë miliona lekë. Një vit pas themelimit, më datë 05.07.2019, Korab Aliko dhe Lefter Gështenja janë larguar nga drejtimi i kompanisë dhe aksionet ua kanë dhuruar bashkëshorteve të tyre, nga 50% secila.
Me date 25.09.2020, me anë të kontratës së shitjes së kuotave të kapitalit, ortaket Sadete Geshtenja dhe Drilona Aliko shesin kuotat e tyre prej 50% të kapitalit secila në favor të ortakëve të rinj: Devid Dedja (50%) dhe Kristina Çakalli (50%), kundrejt çmimit total prej 100.000 lekë.Pra, një kompani me të paktën tetë tendera të fituar nga Bashkitë e vendit, në vlerë miliona lekë apo mijëra euro, shet aksionet e veta për 1 milionë lekë të vjetra.Kjo lëvizje është bërë pak muaj para se Lefter Gështenja të kandidonte për postin e deputetit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ku dhe u shpall fitues nën siglën e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha. Ai ishte shfaqur muaj më parë krah Bashës edhe duke kundërshtuar projektet e Unazës së Madhe në Tiranë. Newsbomb