Zgjerohet lista e nongratave nga Britania e Madhe nga kampi i Berishës, pas emrave si Flamur Noka apo edhe të tjerë, lapsi britanik ma kapur emblematikun Fahri Balliu, një figurë nga më të afërtit me Sali Berishën. Ish gazetari i Zërit të Popullit në rregjimin komunist kaloi menjëherë te Berisha pas 1992. Për të shpërthyer në pasuri sidomos në 2005-2013 në koalicionin Berisha- Meta me tendera rrugësh etj.
Por sipas informacioneve të disponuara nga RockNeës pjesë e listës është edhe Klevis Balliu. Burime nga Partia Demokratike thonë se arsyeja është lidhja e fortë me Damir Fazlliç akuzë e fortë kjo nga britanikët edhe për Berishën.
Lista e gjatë ka shkaktuar një heshtje edhe panik nga mediat pranë Berishës që çuditërisht i dinë këto informacione dhe nuk reagojnë, për ta kthyer në kapital politik.