Ditët e para të 2023, Ergys Hoxha, i etiketuar në media si ‘Gysi i drogës’, u emërua nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Doganave, duke pasur në varësi Drejtorinë Hetimore dhe atë Operacionale.
Më herët, Ergys Hoxha ishte drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministri.Edhe njerëzit më të afërt të Bablokut vijojnë të jenë të habitur se si i ka besuar një personazhi problematik si Gysi dy funksione kaq të rëndësishme në Kryeministri dhe më pas në dogana.Ergys Hoxha nuk është lakuar ndonjëherë për ndonjë arritje në punë, aksion, reformë etj., por vetëm për karaxhozllëqe, provokime, skandale dhe arrogancë.
Në maj të vitit 2014, Ergys Hoxha u pezulluar nga detyra pasi u përfshi në një konflikt verbal me efektivët të Rrugores, duke i fyer dhe sharë. I gjithë debati mes tyre ishte rregjistruar nga kamerat e instaluara në makinën e patrullës.
Në gusht të vitit 2015, Ergys Hoxha ka pasur një tjetër incident, kësaj radhe me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në kampin socialsit të Jalë, thuhet se ka pasur një përplasje fizike, ku Ergys Hoxha ka goditur ish ministrin Saimir Tahiri.
Nuk dihet se kush ishte shkaku i përplasjes. Ndërkaq, që kur Gysi u emërua nëndrejtor, autoriteti i Drejtorit të Doganave, Genti Gazheli, u vu në dyshim.Emërimi i Gysit u lexua si një lëvizje për të dubluar dhe kontrolluar Gazhelin, i cili vijon t’i shërbejë intetesave të Tigrit.Prapasakena mëson se, ashtu siç edhe pritej, nuk kanë kaluar shumë ditë dhe mosmarrëveshjet e para mes Gysit dhe Gazhelit kanë nisur.Përplasjet verbale, intrigat, mesazhet dhe kyrthet janë përshkallëzuar.

Një burim pranë DPD tha Gent Gazheli është rrahur disa ditë më parë nga nëndrejtori Ergys Hoxha në zyrën e tij.Gazheli nuk ka bërë denoncim, pasi një hetim modest do të nxirrte në pah pazare dhe afera të rënda në dogana.Sipas burimeve, Gysi i drogës ka pasur përplasje edhe me të dënuarin për përdhunim në grup, Ervis Roshi, me disa emra, ish kryetar i Bashkisë Kavajë. Ergys Hoxha dhe Rroshi besohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në punë të zeza dhe biznese. Dyshja është akuzuar edhe nga shteasi Dritan Kanapari se i kanë vendosur tritol. Gysi dhe Roshi dyshohet se qëndrojnë pas një resorti me vlerë 6 milionë euro në Kavajë, për të cilin do flasim në vijim.